Kultura
Kadare, i nominuar për çmimin e letërsisë nga Banka Evropiane
Në listën e ngushtë prej gjashtë shkrimtarësh, Kadare garon krahas autorëve të tjerë të njohur, mes tyre edhe ndaj shkrimtarit Orhan Pamuk
Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare dhe vepra e tij “Kamarja e Turpit” është përzgjedhur si një ndër gjashtë autorët më të mirë në garë për Çmimin e Letërsisë që do të jepet nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim.
Në listën e ngushtë prej gjashtë shkrimtarësh, Kadare garon krahas autorëve të tjerë të njohur, mes tyre edhe ndaj shkrimtarit Orhan Pamuk, përcjell albinfo.ch.
E shkruar rreth 40 vite më parë në gjuhën shqipe, si një parodi mbi diktaturën komuniste, në gjuhën angleze, kjo vepër u përkthye vetëm vitin e shkuar.
Ceremonia e ndarjes se çmimit do të mbahet më 10 prill, ndërsa kjo është hera e parë që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim akordon një çmim për letërsinë, i cili do të shoqërohet edhe me vlerën e 20.000 eurove.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










