Lajme

Ka zgjedhje në Serbi, nuk ka dialog në Bruksel

Derisa të zgjidhet pushteti i ri në Beograd, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do vazhdojë, ka thënë Robert Cooper, i zgjedhuri i kryediplomates së BE-së, Catherine Ashton, për të ndërmjetësuar mes delegacionit kosovar dhe atij serb në të ashtuquajturin dialog teknik.

Cooper ka kujtuar mosnisjen e dialogut në kohë zgjedhjesh në Kosovë, ndërsa të njëjtën hapësirë do t’iu lejojë edhe politikanëve serbë, Zëri.

“Ne kemi pasur 9 raunde bisedimesh të suksesshme, me disa marrëveshje shumë të rëndësishme të arritura. Mirëpo, pas raundit të 9-të, do ketë një pauzë për dialogun, për shkak se në Serbi do ketë zgjedhje. Ju e dini që njëjtë siç nuk e kemi nisur dialogun për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, tani do të pauzojmë për shkak të atyre në Serbi, megjithëse ka ende shumë punë për të bërë”, ka thënë ai.

Dialogu i filluar në mars të vitit të kaluar nuk ka qenë aspak i lehtë për të dyja palët, por as për ndërmjetësuesin Cooper./Zëri& albinfo/