Tematike
Ka vrarë gruan dhe kunatën, kosovari i dënuar me burg të përjetshëm, ankohet në Gjykatën e Lartë
Ai thotë se thjesht kishte luftuar në vetëmbrojtje. Madje, sipas tij ai as që e kishte qëlluar të shoqen por ajo "kishte rënë" në thikë gjatë përleshjes
Në qershor, Gjykata e Qarkut në Brugg ka dënuar një shtetas të Kosovës me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë. Ai kishte therur gruan e tij dhe motrën e saj të dyja shtetase të Shqipërisë) në Hausen të Kantonit Aargau, shkruan Badener Zeitung.
I gjykuari tani mbrohet kundër vendimit që e ka shpallur fajtor.
Në pranverën e vitit 2017, një grua nga Hausen-i kishte raportuar burrin e saj për ushtrim dhune në familje.
Meqenëse gruaja më vonë kishte tërhequr ankesën, nuk u zhvillua ndonjë proces, transmeton albinfo.ch. Por përmes marrjes në pyetje nga policia, burri mëson se gruaja e tij dëshironte të shkurorëzohej nga ai.
Më vonë gjatë po atij viti, 54-vjeçari kosovar filloi të monitoronte gruan e tij. Ai e “lokalizonte” atë përmes telefonit të tij mobil. Kështu, ai e ndiqte atë në takime dhe mblidhte “dëshmi” se si ajo takohet me burra të tjerë.
Ai gjithashtu bënte fotografi të rrëmujës në shtëpi. Sipas prokurorit, ai e bën këtë për të vërtetuar se gruaja po neglizhon detyrat e saj martesore.
Pastaj, në mbrëmjen e 7 janarit 2018, ai e ballafaqon gruan me “provat” e tij. Sipas prokurorëve, ai e kishte bërë këtë ballafaqim për ta bërë gruan të qëndronte me të. Por, me sa duket, ajo kishte refuzuar.
Në mëngjesin e 8 janarit, pak pasi fëmijët kishin shkuar në shkollë, ai hyri në dhomën e gjumit të gruas së tij dhe e theri në gjoks me një thikë kuzhine. Pastaj ai sulmon motrën e saj, e cila ishte aty për vizitë. Pasi ajo e humb vetëdijen, ai e godet me thikë dhe ajo vdes brenda pak sekondash.
Në qershor të këtij viti, kosovari u gjykua në Gjykatën e Qarkut, Brugg. Ai gjatë gjithë kohës së gjykimit kishte protestuar për pafajësinë e tij. Sipas versionit të tij, ai ishte sulmuar nga dy gratë.
Ai thjesht kishte luftuar në vetëmbrojtje dhe dy gratë kishin vdekur në këtë betejë mbrojtëse, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, sipas tij, ai as që e kishte qëlluar të shoqen por ajo “kishte rënë” në thikë gjatë përleshjes.
Ndërsa hetuesit kishin përshkruar me përpikmëri rrjedhën e ngjarjeve. Gjatë gjykimit emocional – anëtarët e familjes së grave të vrara ishin të pranishëm dhe e kishin ndërprerë procesin disa herë me të qara – gjykata i ka bashkuar pjesët e ndryshme të dëshmive.
Gjurmët e gjakut në dhomë, gjurmët e ADN -së në thikën e krimit dhe plagët mbi viktimat dhe mbi autorin: Të gjitha këto të dhëna japin vetëm një përfundim për gjykatën: versioni i rrëfyer nga burri nuk mund të ishte i saktë.
Ndryshe nga ajo që ka rrëfyer, ai ka vrarë dy gratë me gjakftohtësi. Gruan e tij sepse e kishte tradhtuar, domethënë për t’u hakmarrë dhe për të rikthyer “nderin” ndërsa motrën e saj për të hequr qafe një dëshmitare.
Prandaj, kosovari është shpallur fajtor dhe është dënua me burgim të përjetshëm për vrasje të shumëfishtë, transmeton albinfo.ch. Ai gjithashtu duhet të largohet nga vendi për 15 vjet dhe t`u paguajë të afërmit e grave të vrara rreth 200,000 franga.
Por, 54 vjeçari nuk e pranon këtë gjykim. Ai ka bërë apel në Gjykatën e Lartë (kantonale) të Aargaut, e cila do të merret me rastin në vijim. Ende nuk është caktuar data e fillimit të procesit.
(Foto Tele M1)
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















