Lajme
Ka vrarë fëmijët dhe gruan pasi është zbuluar falsifikimi i certifikatës së vaksinimit
Motivi i aktit u mësua pasi hetuesit gjetën një letër të kryefamiljarit, të shkruar para vetëvrasjes, raportojnë njëzëri disa media gjermane
Ditë më parë, në afërsi të Berlinit, në Senzig, hetuesit gjetën pesë trupa të pajetë në një shtëpi. Tani është bërë e qartë se kush është përgjegjës për këtë dhe cili ka qenë motivi, transmeton albinfo.ch.
Midis viktimave ishin tre fëmijë të moshës katër, tetë dhe dhjetë vjeç, kanë njoftuar prokurori publik i Cottbus-it dhe Departamenti i Policisë së Jugut në një deklaratë të përbashkët për shtyp, pasditen e sotme, shkruan DPA.de. Dy të rriturit (prindërit) ishin 40 vjeç.
Tashmë duhet të dihet edhe motivi i aktit. Ai u mësua pasi hetuesit gjetën një letër të shkruar para vetëvrasjes, raportojnë njëzëri disa media gjermane.
Në këtë letër, babai i familjes shkruante se kishte falsifikuar një certifikatë vaksinimi për gruan e tij. Këtë e kishte marrë vesh punëdhënësi i gruas, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye, 40-vjeçari dhe gruaja e tij kishin frikë nga arrestimi dhe humbja e fëmijëve, ka thënë të martën kryeprokurori Gernot Bantleon, për Agjencinë Gjermane të Shtypit (DPA).
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










