Ka vdekur Emilie Lieberherr, qeveritarja e parë në historinë e Cyrihut
Në vitet 1978-1983 Lieberherr ishte deputete në dhomën e ulët të Parlamentit Federal të Zvicrës
Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare Emilie Lieberherr, e njohur si gruaja e parë në historinë e Cyrihut që ishte bërë pjesë e qeverisë së qytetit në vitin 1970. Në këtë qeveri, si përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate, ajo ka mbajtur deri në vitin 1994 resorin e punëve sociale.
Veç kësaj, në vitet 1978-1983 Lieberherr ishte edhe deputete në dhomën e ulët të Parlamentit Federal të Zvicrës.
Ajo, gjatë karrierës së saj politike është dalluar si luftëtare e vendosur për jetësimin e synimeve të veta dhe për këtë arsye ka rënë në konflikt me partinë e saj, e cila, në vitin 1990 e kishte përjashtuar nga radhët e veta për “mungesë solidariteti partiak”.
Lieberherr është angazhuar për të drejtat e gruas dhe ka qenë shumë aktive në mbrojtjen e konsumatorëve. Ndërkaq, iajo njihet edhe si autore e idesë për dhënien e kontrolluar të heroinës personave me varësi.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









