CH-Ballkani

Ka vdekur Bajram Rexhepi

Ish-kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka vdekur sot në një nga spitalet në Turqi.

Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit.

Rexhepi, i lindur në qershor të 1954-s, ishte zgjedhur kryeministër i vendit në mars të vitit 2002. Ka qenë edhe kryetar i komunës së Mitrovicës dhe ministër i Punëve të Brendshme.

Rexhepi muaj më parë kishte përjetuar një sulm në tru që e kishte lënë në komë dhe ishte dërguar në Turqi për trajtim të mëtejmë.