Ka vdekur aktori më i vjetër në botë, në moshën 108 vjeçare

Aktori dhe këngëtari holandez por i bërë i njohur në Gjermani, Johannes Heesters ka vdekur të dielën në moshën e tij 108 vjeçare në një spital gjerman.

Sipas komunikatës së lëshuar nga spitali, Heesters, i cili nga 17 dhjetori gjendej në stacionin e mbikëqyrjes intensive, ka vdekur në prani të bashkëshortes dhe mbesës së tij.

Më 5 dhjetor Heesters kishte festuar ditëlindjen e tij të fundit, të 108-ën. Ai konsiderohej si aktori më i vjetër ende aktiv në botë. Mbi 90 vjet Heesters ka argëtuar publikun nga skenat dhe nga ekranet e shumta. Kjo ka përfunduar në vitin 2010. Ndërkaq, në vitin kur ai po mbushte 100 vjet, Hesters kishte luajtur rolin kryesor në mjuziklin “Heesters” që ishte shkruar enkas për të.

Holandezi i moqëm kishte mbërritur shkëlqimin artistik në kohën e ngritjes në pushtet të naziszmit, në Gjermani. Këtë anë të errët të personalitetit të tij, bashkatdetarët nuk ia kanë falur asnjëherë plotësisht. Vetëm në moshën 104 vjeçare Heesters kishte mundur të paraqitej publikisht para publikut në atdheun e tij, në Holandë.