Lajme
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra
Gjykata Kantonale ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg por ka ulur masën e dëbimit, nga 8 në 5 vjet
Një shtetas 29-vjeçar nga Kosova e kishte goditur disa herë me grusht në kokë një burrë në karnavalin e Wilit. Gjykata Kantonale e St. Gallenit tani e ka dënuar atë me pesë vjet dëbim nga vendi.
I akuzuari 29-vjeçar kishte kërkuar në procesin e zhvilluar në Gjykatën Kantonale të St. Gallenit lirim nga akuza për tentativë dëmtimi të rëndë trupor, transmeton albinfo.ch. Por kjo gjykatë nuk e trajtoi çështjen. Edhe pse e rrëzoi vendimin e Gjykatës së Qarkut të Wilit nga korriku 2024, ajo la në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg.
Megjithatë, siç mund të shihet nga vendimi me shkrim, gjykata kantonale e uli dënimin me dëbim, nga tetë në pesë vjet, shkruan tagblatt.ch. Kjo masë do të paraqitet edhe në Sistemin Informativ të Shengenit.
Shtetasi i Kosovës, i cili kishte lindur dhe ishte rritur në Zvicër, ishte ankuar kundër dëbimit, në seancën e apelit. Ai shpjegoi se nuk shihte asnjë perspektivë në vendin e tij të prejardhjes. Nuk ka mundësi që atje të krijojë një terren të qëndrueshëm për karrierën e tij në Kosovë. E gjithë familja e tij dhe e dashura e tij jetonin në Zvicër.
3000 franga dëmshpërblim për viktimën
Ai qe akuzuar për përfshirje në një zënkë në një tendë në qytetin e vjetër të Wilit gjatë Karnavaleve të vitit 2022. Më vonë, gjatë rrugës për në shtëpi, ai e kishte goditur disa herë në kokë një kundërshtar, duke i shkaktuar një frakturë komplekse në fytyrë, përcjell albinfo.ch. Gjykata kantonale i dha viktimës së rrahjeve një dëmshpërblim prej 3,000 frangash një kërkesë për dëmshpërblim do t’i referohet procedurës civile.
Shpenzimet e hetimit dhe të dy procedurave gjyqësore, të cilat i mbulon i akuzuari, arrijnë në afërsisht 60,000 franga zvicerane. Ai duhet ta paguajë këtë shumë sapo t’ia lejojnë rrethanat financiare.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













