Lajme
Ka plagosur me thikë motoçiklistin, tetë vjet burgim për kosovarin
Ai është ankuar për lartësinë e dënimit, por Gjykata e Lartë i ka caktuar gati tre vjet më shumë se Gjykata e Ulët më parë
Një konflikt që ka nisur në trafikun rrugor, ka përfunduar me një sulm të rëndë me thikë. Gjykata e Lartë (kantonale) e Cyrihut ka dënuar autorin me tetë vjet burgim për sulmin e tij gjakftohtë – gati tre vjet më shumë se që i kishte shqiptuar atij më parë Gjykata e Ulët.
Bojaxhiu 57-vjeçar Edon T. (emër fiktiv) me origjinë kosovare nga Adliswili i Cyrihut kishte plagosur rëndë shoferin 48-vjeçar të motoçikletës në një sulm me thikë, pas një fjalosjeje në trafik dhe tani është dënuar për tentim vrasje, transmeton albinfo.ch.
Gjykata e Lartë ka marrë vendimin e saj të martën, pasi autori dhe viktima kishin bërë ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut të Horgenit, shkruan “Zürichsee-Zeitung”.
Gjithçka kishte filluar në pranverën e vitit 2020 në një kryqëzim në Wollishofen: kur Edon T. pati bllokuar semaforin që ishte në të gjelbrën sepse ishte duke telefonuar me dikë, një motoçikletë kishte tejkaluar makinën e tij. Motoçiklisti dyshohet se i ka drejtuar atij gishtin e mesit dhe e ka ofenduar. Pak më vonë, të dy janë takuar sërish në pompën e benzinës në Adliswil, transmeton albinfo.ch. Me gjakftohtësi, Bojaxhiu ka goditur me thikë motoçiklistin, kur ai po dilte nga pompa e benzinës. Viktima ka pësuar një plagë të thellë gjashtë centimetra.
Autori kishte shpresuar për një dënim më të butë, prandaj kishte apeluar
Gjykata e Qarkut Horgen fillimisht e dënoi kosovarin me pesë vjet e dy muaj burgim në prill të vitit 2021 dhe viktima mori 5000 franga si kompensim. Por prokuroria kishte apeluar ashtu sikur Edon T. “Dua të dal nga burgu dhe të kthehem sa më shpejt te familja ime”, kishte arsyetuar kërkesën e tij për rishqyrtim, Edon T..
Ai kishte thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje. “Doja vetëm të flisja me motoçiklistin”, tha në seancë Edon T, transmeton albinfo.ch. Avokati mbrojtës argumentoi se plaga me thikë ishte shumë lartë dhe për këtë arsye nuk mund të ishte vrasje e qëllimshme. “Ju lutem më jepni një mundësi tjetër”, i është lutur gjykatës Edon T.
Gjykata zgjodhi një dënim më të rëndë
Por Gjykata e Lartë nuk e ka besuar historinë e tij. Sepse: Regjistrimet e kamerave tregojnë se ai i ka zënë pritë motoçiklistit dhe e ka goditur në mënyrë të papritur me thikë. Prokurori publik akuzoi vrasësin me thikë se kishte vepruar “me intensitet dhe brutalitet të konsiderueshëm”. Viktima ende sot vuan nga ankthi.
Gjykata e Lartë arriti në përfundimin se motoçiklisti i ka mbijetuar aq mirë sulmit vetëm për shkak të veshjeve të tij mbrojtëse, përcjell albinfo.ch. Nga video-incizimet rezulton se i akuzuari, ndryshe nga sa pretendon avokati i tij mbrojtës, e ka goditur me thikë me forcë të pakufizuar motoçiklistin”, tha gjykata. Ajo është e bindur se Edon T. ka vepruar për hakmarrje dhe jo nga frika.
Aktgjykimi ende nuk është i plotfuqishëm dhe mund të apelohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










