Lajme
Ka nisur edicioni i katërt i Panairit të Bizneseve Shqiptare në Austri
60 kompani shqiptare nga Austria, Kosova, Shqipëria dhe Lugina janë pjesë të këtij panairi.
Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është njëri prej eventeve kryesore që organizohet nga Rrjeti i Bizneseve.
Sot, më 21 tetor, në Arena 21, MQ, Museumplatz 1, 1070, në Vjenë, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri po organizon panairin e bizneseve shqiptare në Austri, shkruan albinfo.at.
Gjatë kësaj dite, nga ora 10:00 – 18:00 prezantohen bizneset e suksesshme shqiptare që veprojnë në Austri nga të gjitha fushat: ndërtimtari, arkitekturë, gastronimi, turizëm, IT, media, estetikë, automobilizëm etj. Në panair, edhe këtë vit, nuk do të mungojnë me pjesëmarrje as kompani të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare, raporton albinfo.at.
Panairi do të jetë i hapur për të gjithë vizitorët nga ora 10.00 – 17:00, në Arena 21, MQ. Museumplatz 1, 1070, në Vjenë.
60 kompani shqiptare nga Austria, Kosova, Shqipëria dhe Lugina janë pjesë të këtij panairi.
Në panair prezantohen bizneset e suksesshme shqiptare që veprojnë në Austri dhe jo vetëm, nga të gjitha fushat: ndërtimtari, arkitekturë, gastronimi, turizëm, IT, media, estetikë, automobilizëm etj.
Në hapje ishte i pranishëm edhe Yll Blakaj, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Lulzim Pllana, Ambasador i Kosovës në Austri, Përparim Rama – Kryetar i Prishtinës,Andreas Minnich, deputet në parlamentin e Austrisë dhe kryetar i shoqerisë Austri-Kosove si dhe anëtar i grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë, mag. Cosima Steiner, menaxhere regjionale në Oden Ekonomike të Austrise, Sektori i Tregtisë së Jashtme me Evropen Juglindore dhe Lindore dhe Azinë Qëndrore
Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është njëri prej eventeve kryesore që organizohet nga Rrjeti i Bizneseve
Hyrja është falas.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










