Ka hapësirë për të investuar në bujqësi
Ministria e Bujqësisë ka marrë iniciativë për t’i mbledhur të gjithë donatorët dhe kontribuuesit e shteteve të huaja në Kosovë.

“Kontributi i tyre në të gjithë sektorët dhe në veçanti në bujqësi, ka qenë shumë i madh gjatë gjithë këtyre viteve dhe atëherë kur buxheti për bujqësinë ka qenë i pamjaftueshëm”, ka thënë ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci në një tryezë të rrumbullakët, ku u diskutua për përkrahjen e donatorëve, për gjendjen e sektorit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në këtë fazë zhvillimore, si dhe për nevojat e tanishme të këtyre sektorëve dhe për investimet e ardhshme të tyre.
Stavileci ka theksuar se është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkërendimi, i të gjitha projekteve me donatorët, pasi që me shumicën dërmuese, kanë projekte të përbashkëta, mirëpo ka edhe shumë të tjera që kanë nisur gjatë këtij viti dhe do të nisin vitin e ardhshëm.
Ai bëri të ditur se që nga viti 2000, mesatarja vjetore e donatorëve që kanë investuar tek ne ka qenë diku 15 milionë, që i bie rreth 150 milionë euro donacione që nga paslufta. Pjesa më e madhe e tyre, sipas tij ka qenë në ngritjen e kapaciteteve institucionale.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme, që tërë komuniteti i donatorëve, ambasadorë të vendeve mike të shtetit tonë agjenci të shumta, banka Botërore, Komisioni Evropian, USAID, Tika, Sida, etj, janë duke kontribuar në këtë sektor.
Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është vend, ku sektori i bujqësisë ka rol jetik në zhvillimin ekonomik. Zhvillimi i sektorit të bujqësisë.
Sipas Thaçit, tashmë përbën prioritet për Qeverinë dhe në periudhën afatmesme, planifikohet t’i jepet trajtim të veçantë rritjes së veprimtarisë, zvogëlimit të importit të produkteve bujqësore dhe rritjes së nivelit të punësimit.
Kryeministri ka deklaruar se e gëzon fakti që programi i Ministrisë së Bujqësisë dhe vizioni i Qeverisë, për zhvillimin e këtij sektori, ka arritur të tërheq vëmendjen e madhe të donatorëve.
Përkundër dyfishimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, Thaçi ka thënë se ky sektor përsëri do të ballafaqohet me problemin e investime të pamjaftueshme.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?