Bota
Juncker: Nuk mund të ekzistojnë pa BE-në
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, paralajmëroi të gjitha vendet e BE-së, që synojnë largimin nga blloku, duke theksuar se ato nuk mund të ekzistojnë pa BE-në.
«Ata që besojnë se është momenti për ta shkatërruar Bashkimin Evropian, për ta ndarë në copa dhe për të na përçarë, u them se e kanë plotësisht gabim», pohoi Juncker gjatë një konference me rastin e 25-vjetorit të Samitit të Mastrihtit, që hodhi themelet e monedhës euro.
Sipas tij, pa BE-në asnjë shtet anëtar nuk ka aftësi krejt i vetëm të zotërojë pushtet politik në botë.
Një formë për t’ua parashtruar këto argumente euroskeptikëve që janë të favorizuar në disa vende të BE-së.
”Aktualisht jemi një pjesë e rëndësishme e ekonomisë globale, 25 për qind e PBB-së”, shtoi ish-kryeministri i Luksemburgut, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











