Lajme
Julian Assange martohet në burg

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka marrë leje për t’u martuar me partneren e tij, Stella Moris, në burgun ku ai po mbahet në Londër.
Assange është mbajtur në burgun Belmarsh në Londër që prej vitit 2019, pasi SHBA-ja ndërmori veprime ligjore për ekstradimin e tij.
Çifti, i cili u njoh kur Assange jetonte në ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe në një përpjekje për t’iu shmangur ekstradimit, kanë dy fëmijë.
Moris tha se ishte i lehtësuar që arsyeja mbizotëroi duke shpresuar se nuk do të kishte më ndërhyrje në martesën e tyre, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve deklaroi se “aplikimi i Assange u mor në konsideratë, u shqyrtua dhe u përpunua në mënyrën e zakonshme nga guvernatori i burgut, si për çdo të burgosur tjetër”.
Assange, një shtetas australian, u arrestua nga policia pasi kaloi pesë vjet në ambasadën e Ekuadorit, ku kishte kërkuar azil politik, ndërsa luftonte për të shmangur ekstradimin në Suedi, i akuzuar për ngacmime seksuale, nga frika se do të dërgohej në SHBA për t’u marrë në pyetje lidhur me aktivitetet e WikiLeaks.
Ai u dënua me 12 muaj burg për mosparaqitje në gjykatë duke u mbajtur në burgun e Belmarsh, ndërkohë që një çështje e gjatë ligjore u ngrit nga SHBA-ja.
Në janar, një gjykatës refuzoi kërkesën e SHBA-së për të ekstraduar Assange, por u bë një ankim, rezultati i të cilit është ende në pritje. Asnjë datë nuk është caktuar për dasmën deri tani.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz