Lajme
Jozefi dhe Maria nga Zvicra i dhurohen një kishe katolike në Kosovë
Financimi i transportimit të këtyre figurave tashmë është siguruar përmes donacioneve private. Mirëpo, ende nuk është krejtësisht e sigurt nëse Jozefi dhe Maria nga Andermatti do të udhëtojnë me siguri në Kosovë
Me rastin e rinovimit të Kishës së Shën Pjetrit dhe Paulit në Andermatt, Kantoni Uri, që ishte bërë në vitin 1994-9, figurat e Jozefit dhe Marisë nga altarët anësorë të kishës qenë zëvendësuar me figura më të vjetra, shkruan gazeta Urner Wochenblatt.
Dhe tash, figurat prej një metër e gjysmë të shenjtorëve do t`i dhurohen një kishe katolike të re që është duke u ndërtuar në një famulli katolike në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Financimi i transportimit të këtyre figurave tashmë është siguruar përmes donacioneve private. Mirëpo, ende nuk është krejtësisht e sigurt nëse Jozefi dhe Maria nga Andermatti do të udhëtojnë me siguri në Kosovë.
Vendimin për këtë udhëtim pritet ta marrë famullia katolike në Andermatt në muajin dhjetor të këtij viti.
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














