Bota
Johnson: Parlamenti britanik duhet ta kryejë Brexitin
Ai ka këmbëngulur vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje
“Është punë e secilit në Parlament që të realizojë Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, në fund të samitit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që u mbajt në Francë.
Komentet e Johnsonit vijnë në kohën kur disa deputetë të Parlamentit britanik pritet të takohen për të diskutuar mënyrat për të shmangur Brexit-in pa marrëveshje më 31 tetor.
Johnson po ashtu tha se edhe udhëheqësit e BE-së duan që Brexit-i “të kryhet”.
“Ata janë shumë entuziastë për t’u marrë me të ardhmen. Ata e konsiderojnë Brexit-in tani si një pengesë, një argument të vjetër. Ata duan të flasin për partneritetin e ri që ne do të ndërtojmë”, tha Johnson.
Ai ka këmbëngulur vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.
Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, dëshiron të thërrasë një votë mosbesimi ndaj Qeverisë britanike, për të parandaluar Brexit-in pa marrëveshje.
Nëse e fiton këtë votë, Corbyn planifikon të bëhet kryeministër i përkohshëm, ta shtyjë Brexit-in, të thërrasë zgjedhje të parakohshme dhe të bëjë fushatë për një tjetër referendum për daljen ose jo të Britanisë nga BE-ja.
Data për Brexit është shtyrë dy herë.
Ish-kryeministrja britanike, Theresa May, ka arritur vitin e kaluar marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit, por marrëveshja e saj është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik.
BE-ja ka thënë se nuk do të ketë rinegocim të marrëveshjes.
Britania ka vendosur të dalë nga BE-ja përmes një referendumi në vitin 2016, por institucionet financiare e kanë paralajmëruar atë për pasoja të rënda ekonomike nëse Brexit-i bëhet pa marrëveshje me BE-në, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













