Bota
Johnson mbledh pjesëtarët e kabinetit pas ristrukturimit
Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka thënë kabinetit të ri që të fokusohet në realizimin e premtimeve të Partisë Konservatore pas ristrukturimit, që ka rezultuar me largimin e Sajid Javidit nga pozita e kancelarit.
Në një fjalim në kryeministri, Johnson ka thënë se kabineti i tij duhet të vazhdojë të merret me “punët bazike” për përmirësim të jetës dhe njerëzve dhe për ofrim të mundësive.
Javid është larguar të enjten nga zyra që ka mbatjur, pasi i është thënë se mund ta mbajë pozitën vetëm nëse shkarkon ekipin e tij të këshilltarëve.
Pasaardhësi i tij, Rishi Sunak, ka thënë se “ka shumë punë për të bërë”.
Në mbledhjen e së premtes, Johnson ka përgëzuar ata që kanë “mbajtur” pozitat e kabinetit, pasi gjatë ristrukturimit shumë zyrtarë të lartë janë shkarkuar.
“Neve na duhet të rikthejmë besimin e njerëzve që kanë votuar për ne në dhjetor dhe unë mezi pres të punoj”, ka deklaruar ai.
Javid, që pritej të publikonte projektet buxhetore në muajin mars, ka thënë se nuk i ka mbetur “mundësi tjetër” përveç se të japë dorëheqje, pasi asnjë ministër “që respekton veten” nuk do të mund të pranonte kërkesat e kryeministrit.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












