Bota
Johnson, kryeministër i Britanisë, synon dalje nga BE-ja
Boris Johnson ka premtuar se deri në fund të tetorit do ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian - me apo pa marrëveshje për Brexitin
Boris Johnson fitoi shumicën e duhur në bazën partiake dhe u zgjodh kryetar i Partisë Konservatore në Britani të Madhe. Të drejtën e votës kanë pasur rreth 160.000 anëtarë të partisë, të cilët votat e tyre i kanë dërguar me postë.
Boris Johnston në këtë mënyrë do të zgjedhet automatikisht edhe kryeminsitër i Britanisë së Madhe, në vend të Theresa May, e cila ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Emërimi i ish-ministrit të Jashtëm dhe kryetarit të Bashkisë së Londrës në postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe do të bëhet të mërkurën. Pas emërimit, ai do të pranohet edhe nga mbretëresha britanike, transmeton DW.
Johnson ka premtuar se deri në fund të tetorit do ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian – me apo pa marrëveshje për Brexitin, transmeton albinfo.ch. Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja pa ndonjë marrëveshje paraprake, do të mund të shkaktonte probleme shumë serioze ekonomike për Britaninë e Madhe, por edhe për Bashkimin Evropian, thonë ekspertët e ekonomisë.
Lideri i Partisë Laburiste Cobryn tha se dalja eventuale e Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje do të dëmtonte shumë ekonominë e këtij vendi, që do të shoqërohej me shkurtime të mëdha të vendeve të punës dhe dëme të tjera. Ndërsa në reagimet e para nga Berlini thuhet se zgjedhja e Johnstonit për kryeminsitër mund të përkeqësojë raportet mes BE-së dhe Britanisë së Madhe.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













