Koronavirusi: çast pas çasti
Johnson e emëron djalin e tij me emrin e mjekut që ia shpëtoi jetën nga Covid-19

Kryeminstri britanik, Boris Johsnon dhe e fejuara e tij Carrie Symonds kanë vendosur që ta emërojnë djalin e tyre të porsalindur Wilfred Lawrie Nicholas, emër ky i njëjtë me njërin nga mjekët që ia shpëtuan jetën kryeministrit britanik kur po trajtohej në kujdesin intensiv si pasojë e Covid-19.
Symonds e ka bërë të ditur emrin e djalit të saj sot (02 maj, 2020) përmes rrjetit social Instagram, shkruan Reuters.
Johnson është kthyer në zyrën e tij të hënën pas rikuperimit nga Covid-19. Ai ka falënderuar mjekët në spitalin St Thomas duke thënë se ia kanë shpëtuar jetën.
Ky gjest nga kryeministri britanik vjen si mirënjohje ndaj personelit mjekësor, përkatësisht ndaj mjekut në fjalë i cili kishte meritë të veçantë në shërimin e tij, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026