Lajme
Joe Biden i nënshtrohet një operacioni për kancerin e lëkurës
Ish-presidenti amerikan Joe Biden i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për kancer të lëkurës, njoftoi zëdhënësi i tij.
Nuk është e qartë se kur i është nënshtruar ndërhyrjes, por një video nga fundi i gushtit e tregon atë duke dalë nga kisha në Delaware me një shenjë të madhe e të freskët në kokë.
Zëdhënësi tha se ai po shërohej mirë.
Bëhet e ditur se Biden iu nënshtrua operacionit Mohs, i cili përfshin heqjen e një shtrese indesh, ekzaminimin e saj nën mikroskop për të parë nëse kishte mbetur ndonjë qelizë kancerogjene dhe përsëritjen e operacionit nëse ishte e nevojshme.
82-vjeçarit iu hoq një karcinomë bazale, një nga dy llojet më të zakonshme të kancerit të lëkurës, nga gjoksi i tij në vitin 2023, shkruan skynews.
Mjeku i tij tha në atë kohë se të gjitha qelizat kancerogjene ishin hequr.
Po atë vit, gruas së Biden, Jill, iu hoqën dy karcinoma bazale nga afër syrit të saj dhe në gjoks.
Ish-presidenti zbuloi gjithashtu këtë maj se kishte kancer të prostatës në fazën e katërt – me sëmundjen që i ishte përhapur në kocka dhe kishte një rezultat Gleason prej nëntë.
Një rezultat i tillë do të thotë se sëmundja “ka të ngjarë të rritet shpejt”, sipas Cancer Research UK.
Zyra e tij tha se kanceri i prostatës u zbulua kur i Biden vizitoi një mjek për simptoma urinare dhe se ai po shqyrtonte “mundësi të shumëfishta trajtimi”.
“Ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim efektiv”, thuhet në një deklaratë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit









