Shqipëria
“Jet Time” nga Danimarka aterron për herë të parë në Tiranë
“Jet Time” është një shoqëri ajrore daneze, e themeluar në vitin 2006 dhe operon kryesisht si një kompani, e cila ofron shërbime për biznese, duke siguruar shërbimet transporti ajror për avionë charter dhe shoqëri ajrore

Shoqëria ajrore daneze “Jet Time” ka fluturuar për në tokën shqiptare, për herë të parë, me një grup prej 130 turistësh në bord nga Skandinavia. Me këtë rast, TIA mbajti një ceremoni për të shënuar fillimin e operimit të destinacionit të ri nga kryeqyteti i Finlandës, Helsinki, në Tiranë.
“Ky është grupi i parë i turistëve nga Skandinavia dhe nesër presim të tjerë nga Suedia dhe Norvegjia. Njerëzit nga vendet e Skandinavisë janë shumë të interesuar për të parë Shqipërinë dhe ne u urojmë atyre një përvojë të bukur këtu”.
Nga ana tjetër, TIA i mbështet fluturimet në këto destinacione financiarisht, me qëllim për të zhvilluar turizmin dhe për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në Evropë dhe përtej saj”, u shpreh dr. Rolf Castro- Vasquez, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i TIA-s.
“Jet Time” është një shoqëri ajrore daneze, e themeluar në vitin 2006 dhe operon kryesisht si një kompani, e cila ofron shërbime për biznese, duke siguruar shërbimet transporti ajror për avionë charter dhe shoqëri ajrore. Që nga krijimi i saj, “Jet Time” është zhvilluar duke u bërë shoqëria ajrore më e madhe daneze. Tirana International Airport njofton se të tjera lajme të mira priten për sezonin veror.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti