E-Diaspora
Jepet në Poloni shfaqja kosovare “Shembja e Kullës së Ajfelit”
“Shembja e Kullës së Ajfelit” është prodhim i Qendrës Multimedia dhe ka pasur premierën në Teatrin Kombëtar të Kosovës në dhjetor të vitit të shkuar
Të enjten, më 23 tetor, duke filluar nga ora 19.00 në Olsztyn të Polonisë jepet shfaqja “Shembja e Kullës së Ajfelit”, në regji të Blerta Nezirajt. Shfaqja merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Demoludy.
“Shembja…” në këtë festival do të shfaqet në skenën kamertale të “Teatr im. Stefana Jaracza”.
“Shembja e Kullës së Ajfelit” është prodhim i Qendrës Multimedia dhe ka pasur premierën në Teatrin Kombëtar të Kosovës në dhjetor të vitit të shkuar.
Në shfaqjen me tekst të shkruar nga dramaturgu Jeton Neziraj, luajnë aktorët: Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shengyl Ismaili e Armend Ismajli. Koreografë: Violeta Vitanova e Stanislav Genadiev. Kukullat dhe hijet: Clément Peretjatko. Kompozitor: Gabriele Marangoni. Dizajni i skenës dhe dritave: Nico de Rooij. Kostumografe: Marija Papucevska. Dramaturge: Borka Pavićević.
Në shfaqje, në një tablo bashkëkohore urbane, rrëfehet historia e çuditshme e një europiani i cili kidnapohet nga dy terroristë islamistë për shkakun se ai këmbëngul që t’ua heqë mbulesën nga koka grave myslimane në Paris. Ndërkohë, si në një përrallë nga e kaluara, në një rrëfim paralel, një ushtar otoman merr urdhër nga Sulltani që t’u shpërndajë mbulesa grave ballkanase, të sapo konvertuara në Islam. “Shembja e Kullës së Ajfelit” është një alternativë ndaj fiksimit të mediave kryesore për mbulesën; drama hap debatin për çështjen më thelbësore – ta njohësh dhe ta kuptosh dramën e tjetrit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












