Shkurt.ch
Jep dorëheqje Toni Brunner
Si arsye për këtë vendim ai ka përmendur dëshirën për t`iu përkushtuar më shumë punës si deputet nacional dhe po ashtu si bujk që është profesioni primar i tij
Kryetari i SVP/Udc-së, Toni Brunner ka bërë të ditur sot se do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të cilin e mban nga viti 2008. Ai do të dorëhiqet në përfundim të mandatit të dytë si kryetar, që i përfundon më 23 prill 2016, njoftojnë mediet zvicerane duke iu referuar një shkrese të bërë nga SVP, të shtunën.
Brunner e ka shpallur qëndrimin e tij për dorëheqje në konferencën e kuadrove që kjo parti ka mbajtur sot. Si arsye për këtë vendim ai ka përmendur dëshirën për t`iu përkushtuar më shumë punës si deputet nacional dhe po ashtu si bujk që është profesioni primar i tij.
Udhëheqa e partisë ka propozuar deputetin nacional Albert Rösti për kryetar të ri të SVP-së. Po ashtu nje grup pune do të japë propozimin për përbërjen e re të kryesisë së partisë në mandatin e ardhshëm.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












