Kosova
BE jep 1 milion euro për luftimin e trafikimit njerëzor në Kosovë
Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, BE ka dhënë 1 milion euro për luftimin e këtij krimi
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka organizuar konferencën për shënimin e Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Në konferencë shefja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, tregoi për projektin i cili është duke u implementuar që nga fillimi i këtij viti dhe si i tillë është duke u munduar që të ndihmojë Kosovën në trajtimin e duhur të kësaj çështje.
Ajo tha se për luftimin e këtij krimi BE ka dhënë 1 milion euro.
“Trafikimi me njerëz është shkelje fondamentale e të drejtave të njeriu. Parandalimi dhe luftimi i trafikimit me njerëz është top prioriteti i BE-së. BE gjithashtu dëshiron të ndihmojë Kosovën në luftimin e trafikimit me njerëz duke ndarë përvojat. Që nga fillimi i këtij viti BE po financon një projekt për këtë çështje në vlerë prej afro 1 milion eurosh. Nuk duhet të harrojmë se luftimi i trafikimit me njerëz duhet të jetë i përbashkët”, tha ajo.
Nga ana tjetër Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të punojë më shumë për të parandaluar dhe luftuar trafikimin me qenie njerëzore. Ai shtoi se duhet identifikuar dhe ndëshkuar bartësit e këtij krimi.
“Sa i përket Kosovës, parandalimi i këtij lloj krimi specifik duhet të ndodh me të gjitha mjetet ligjore që i parasheh legjislacioni ynë në fuqi. Duhet t’i identifikojmë dhe ndëshkojmë bartësit e këtij krimi. Kapaciteti ynë veprues dhe ekspertiza jonë duhet të avancohen në përputhje me kapacitetin që janë bartës të këtij krimi”, është shprehur Haradinaj.
Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, tha se institucionet në Kosovë nuk do të lejojnë në përhapjen e kësaj dukurie.
“Trafikimi është një çështje komplekse dhe duhet të merremi të gjithë, nuk duhet të lejojmë përhapjen e saj, duhet të luftojmë dhe ta parandalojmë” përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja









