Bota
“Jelekët e verdhë” po bëhen simbol i demonstratave në mbarë botën
Nga Brukseli deri në Basra, “jelekët e verdhë” e kanë krijuar një mënyrë të re të shprehjes së pakënaqësisë. E tëra filloi më 10 tetor, kur në Facebook postuan dy shoferë të mërzitur të kamionëve, të cilët bënë thirrje për bllokadë kombëtare të rrjetit rrugor në Francë si shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës.
Brenda pak ditësh, në protesta ishin grumbulluar rreth 200 mijë persona. Që nga 17 nëntori, protestat shpërthyen në tërë vendin dhe në to kishte pasoja të rënda për ekonominë e vendit. Por kjo nuk po vërehet vetëm në Francë. Protestat e “jelekëve të verdhë” janë përhapur edhe në Belgjikë, Bullgari, Serbi, Suedi, Izrael dhe Irak, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Njësoj si në Francë, këto kryengritje kombëtare i kanë bërë bashkë njerëzit me kërkesa dhe pikëpamje të ndryshme politike edhe në vendet tjera. “Jelekët e verdhë” në Belgjikë kanë kërkuar që kryeministri të japë dorëheqje, ndërsa po planifikojnë që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe belge. Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në disa qytete të Holandës, si në Rotterdam.
Protestuesit me jelekë të verdhë në Bullgari, që është vendi më i varfër i Bashkimit Evropian, i kanë bllokuar rrugët kryesore, përfshirë rrugët kufitare me Turqinë dhe Greqinë. Ata po kërkojnë ulje të çmimit të karburanteve, rritje të standardit jetësor dhe madje shpërngulje jashtë vendit të qeverisë që ata e quajnë “mafia”, shkruan “The Guardian”,
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente











