Lajme
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Pas përfshirjes së romanit të saj debutues „ë“ në listën e ngushtë për Çmimin Gjerman të Librit 2025, shkrimtarja kosovare që jeton në Gjermani, Jehona Kicaj ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme letrare. Ajo është shpallur fituese e çmimit prestigjioz “Hanna” – Çmimi Letrar i Qytetit të Hannoverit për vitin 2025, një vlerësim që nderon autorët me ndikim të veçantë në letërsinë bashkëkohore.
Ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua të enjten në Hannover, ku Kicaj u nënshkrua edhe në Librin e Artë të Qytetit. Në fjalën e saj, ajo theksoi lidhjen e ngushtë me qytetin që e frymëzoi drejt krijimtarisë:
“Hannoveri është qyteti që më ka udhëhequr drejt letërsisë, ka mprehur mendimin tim për të dhe më ka hapur rrugën drejt shkrimit tim.”
Romani „ë“, i cili i solli këto dy vlerësime të mëdha brenda një viti, sjell rrëfimin prekës të një familjeje nga Kosova e cila, gjatë luftës, detyrohet të shpërngulet në Gjermani. Historia rrëfehet përmes syve të një fëmije, duke e bërë tregimin edhe më emotiv dhe të fuqishëm.
Suksesi i Kicajt po pritet me entuziazëm në Kosovë dhe diasporë, ku figura e saj shihet si shembull i talentit të ri letrar shqiptar që po depërton fuqishëm në skenën ndërkombëtare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










