Kinema
Java e Filmit, për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës
Java e Filmit është aktivitet që organizohet nga Komuna e Prishtinës, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kino Armata, për nder të njëzetvjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.
Kjo javë organizohet në kuadër të programit të gjerë 20/20 që organizohet nga Komuna e Prishtinës për shënimin e këtij njëzetvjetori, transmeton albinfo.ch.
Java e Filmit do të ndodhë përgjatë javës së tretë të muajit qershor në Kino Armatë. Filmdashësit do të kenë mundësi të shikojnë filma të ndryshëm të prodhuar në Kosovë. Këta filma në një formë apo tjetrën trajtojnë tematika dhe rrëfejnë storje që lidhen me tranzicionin e shoqërisë kosovare gjatë këtyre viteve.
Vitet e 90-ta, lufta 98-99’, aspektet sociale e ekonomike, filma të shkurtër, të gjatë dhe dokumentarë na presin në Kino Armata çdo mbrëmje prej 17 deri më 23 qershor.
Pas shfaqjes së filmave do të ketë mundësi të bashkëbisedimi me personat që kanë qenë pjesë e ekipeve realizuese të filmave.
Programi:
E hënë, 17 qershor 2019 // Monday, 17 June 2019
20:00-22:00
“Ajo” (13’) nga @More Raça & “Martesa” (97’) nga Blerta Zeqiri
E martë, 18 qershor 2019 // Tuesday, 18 June 2019
20:00-22:00
“Një Muaj” (26’) nga Zgjim Terziqi & “Daullet e Rezistencës” (65’) nga Mathieu Jouffre
E mërkurë, 29 qershor // 2019 Wednesday, 19 June 2019
20:00-22:00
“Gardhi” (15’) nga Lendita Zeqiri & “me dasht‘ me dasht‘ me dasht‘” (90’) nga Ilir Hasanaj
E enjte, 20 qershor 2019 // Thursday, 20 June 2019
20:00-22:00
“Tisa” (21’) nga Valter Lucaj & “Përtej Rrugës” (81’) nga Yll Çitaku
E premte, 21 qershor 2019 // Friday, 21 June 2019
20:00-22:00
“Ferdonija” (30’) nga Gazmend Bajri & “Histori Maje Kulmi” nga Gazmend Nela (74’)
E shtunë, 22 qershor 2019 // Saturday, 22 June 2019
20:00-22:00
“Shok” (21’) nga Jamie Donoghoue & “A Normal Life” (65’) nga Hugo Berkeley and Elizabeth Chai Vasarhelyi
E dielë, 23 qershor 2019 // Sunday, 23 June 2019
20:00-22:00
“Kanarinët e Dinë” nga Kaltrina Krasniqi (17’) & “Babai” (104’) nga Visar Morina.
E-Diaspora
-
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga Kompania me pronar shqiptar «KeepStyle», në Unterentfelden të Zvicrës, ka bërë një hap të rëndësishëm në... -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë -
Shqiptarët, mes akuzave dhe realitetit: Çfarë po ndodh në Vernier?
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











