CH-Ballkani
Jasiqi: Haradinaj nuk duhet të ekstradohet në Serbi
"Nëse ai ka kryer krime lufte, atëherë edhe unë kam kryer. Dhe unë jam i bindur se ai nuk ka kryer akte të tilla! "Isa Jasiqi është një shok i vjetër i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj

Mediet frankofone kanë shkruar sërish për ish-kryeminstrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ende po mbahet nën masën e lirimit me kusht, mbi bazën e një procesi që po zhvillohet ndaj tij nga autoritetet franceze, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.
Isa Jasiqi është shprehur për mediet zvicerane.
Shok i vjetër i ish-kryeministrit të Kosovës, ai i bën thirrje Francës që të refuzojë ekstradimin e Ramush Haradinaj në Serbi. Albinfo.ch sjell përmbajtjen e kërkesës së tij.
“Nëse ai ka kryer krime lufte, atëherë edhe unë kam kryer. Dhe unë jam i bindur se ai nuk ka kryer akte të tilla! “Isa Jasiqi është një shok i vjetër i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky veteran dhe mbështetës i UÇK-së për Çlirimin e Kosovës, që banon në Gjenevë që nga viti 2005, nuk e kupton pse Franca ka arrestuar më 4 janar në aeroportin Basel-Mulhouse kreun e “Shqiponjave të zeza”, i cili konsiderohet si një hero i luftës në Prishtinë. Arrestimi shkaktoi protesta në Prishtinë.
“Së pari, është e pakuptueshme pse ai u arrestua në një vend që e ka njohur Kosovën. Po të kishte ndodhur në Spanjë, do ta kisha kuptuar, por në Francë… Pastaj Ramush Haradinaj është paraqitur dy herë para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila e liroi atë në dy raste, në vitin 2008 dhe 2012”, shpjegon Isa Jasiqi, ish-koordinator i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit.
“Ai nuk mund të gjykohet në Serbi, e cila ende nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, por të gjykohet nga një gjykatë ndërkombëtare ose nga vendi i tij”, vazhdon Jasiqi.
Nën ndikimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Beogradi në vitin 2004 për krime lufte gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve ’90, Ramush Haradinaj, është sipas ministrit serb të Drejtësisë, Nela Kuburovic “, i akuzuar për vrasje, tortura dhe rrëmbime të serbëve, shqiptarëve dhe romëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
“Pjesë dhe prova janë dërguar nga prokurorët serbë për drejtësinë franceze për të justifikuar kërkesën për ekstradim, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Serbia ka kërcënuar Francën, duke i thënë se ajo do të refuzojë po ashtu të ekstradojë personat e kërkuara nga gjykata franceze, nëse ish-kryeministri nuk ekstradohet në Serbi.”, shkruajnë mediat frankofone, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, një tribunal ndërkombëtar duhet të ngritët në Hagë në vitin 2017 për krime të kryera në Kosovë gjatë luftës. Në mesin e atyre që mund të merren në pyetje është Hashim Thaçit, presidenti aktual i Kosovës.
“Për njëqind vjet akoma ne do të akuzohem nga Serbia. Kjo është një çështje politike.”, thekson Isa Jasiqi, i cili nuk është ftuar asnjëherë për të dëshmuar.
E-Diaspora
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin Mini-seancë profesionale portreti është mundësia që të krijosh një imazh të përkryer, duke pasqyruar çdo hap...
-
620 vjet nga lindja e Skënderbeut: Shqiptarët nderojnë heroin kombëtar në trojet etnike dhe diasporë
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
Jeta në Austri
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak? Një plan i ri i Gjermanisë për të rritur kthimet e azilkërkuesve në kufirin me Austrinë...
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve