Kosova
Jakup Krasniqi ka tri lutje për gjykatën
Krasniqi: Është abasurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kur vetë isha anëtar i saj
Në fund të fjalës së tij përpara trupit gjykues, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu drejtua trupit me tri lutje, përcjell albinfo.ch.
Krasniqi tha se lutja e parë është që trupi gjykues të mos lejojë keqpërdorimin e opinioneve individuale të pasluftës për kohën e luftës.
Lutja e dytë e Krasniqit ishte që trupi gjykues të mos lejojë që shënimet e tij për shkrimin e librave të përdoren si dëshmi për vepra penale, siç pretendon ZPS-ja.
“Lutja e tretë për komunikatat: Unë po e lexoj atë që është thënë në vendimin për lirimin e Fatmir Limajt në Hagë”.
“Komunikatat si material propagandistik ishin rritja e respektit për UÇK-në dhe autoritetit të saj me qëllim që njerëzit të besonin në të dhe të anëtarësoheshin. Paragrafi 118 në aktvendimin e TNH-së për Fatmir Limajn. E njëjta gjë thuhet edhe në aktvendimin lirues për Ramush Haradinajn”, është shprehur Krasniqi. Tutje, Krasniqi tha se shënimet e tij për të shkruar libra janë keqpërdorur skajshmërishtë nga ana e Prokurorisë.
“Ka marrë materiale të shumta, ka marrë letrat që i kam çuar nga burgu, por ato nuk janë kurrfarë dëshmie për të cilat po pretendon Prokuroria në këtë aktakuzë”, është shprehur Krasniqi.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












