E-Diaspora
Jahjaga takoi futbollistin Xherdan Shaqiri
Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka takuar në Munich të Gjermanisë futbollistin e njohur të Bayern Munich-ut, me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri
Presidentja Jahjaga e ka përgëzuar Xherdan Shaqirin për lojën dhe shpirtin sportiv që po e tregon në fushën e futbollit. Ajo tha se të rinjtë nga Kosova kanë treguar vlerat e tyre kudo në botë, në të gjitha fushat dhe po dëshmojnë gjithë talentin e tyre në të gjitha fushat e jetës.
Sportisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, që kishte ardhur bashkë me familjarët, e falënderoi presidenten për pritjen dhe për mbështetjen që po i jep sportit dhe të rinjve në përgjithësi në punën e tyre.
Futbollisti Xherdan Shaqiri, në shenjë respekti, ia dhuroi presidentes simbolikisht një fanellë të tij me të cilën paraqitet në ekipin e Bayernit, bëhet e ditur në një njoftim të presdiencës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










