Lajme
Jahjaga: prania ushtarake amerikane në Kosovës, stabilitet për rajonin
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar të premten një numër takimesh me zyrtarë të lartë në SHBA-së. Ajo fillimisht është takuar me nën-sekretaren amerikane të mbrojtjes, Michele Flournoy, me të cilën ka diskutuar çështjet e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën e SHBA-së në vendosjen e paqes dhe të stabilitetit si dhe përkushtimin amerikan për paqen në Evropë. “Prania ushtarake amerikane në Kosovë dhe kampi ushtarak Bondsteel është garantues për stabilitetin në rajon dhe ka ndihmuar në vendosjen e një marrëdhënieje të fuqishme ndërmjet qytetarëve dhe ushtarëve” citohet të ketë thënë Jahjaga, njofton zyra për informim e presidencës. “Kosova ka për synim anëtarësimin në Partneritetin për Paqe dhe në Aleancën Veri-Atlantike, NATO dhe ndihma e SHBA-së në këtë proces do të ishte kruciale”, tha presidentja Jahjaga. Ndërkaq, nënsekretarja amerikane e mbrojtjes, Michele Flournoy i vlerësoi lartë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Gjatë ditës Presidentja e Kosovës, Jahjaga u takua edhe me drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve, Robert Mueller. Në këtë takim u diskutua për modalitetet e bashkëpunimit në luftimin kundër e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit ndërkombëtar. Jahjaga u takua edhe me senatorin e SHBA-së, Mark Kirk dhe senatorin Ross Johnson. Jahjaga ka zhvilluar takime edhe me ish-sekretaren amerikane te shtetit, Madeleine Albright.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










