CH-Ballkani
Jahjaga dekreton Ligjin për Amnistinë
Presidentja e Kosovës e ka dekretuar Ligjin për Amnisti, i cili është produkt i dialogut Prishtinë-Beograd, me të cilin synohet amnistia e të gjithë serbëve veriorë
Dy maj pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga ka dekretuar Ligjin për Amnistinë, duke i hapur rrugë implementimit të marrëveshjes së 19 prillit, për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Jahjaga ka nënshkruar Ligjin pa nenet që i ka kundërshtuar Gjykata Kushtetuese.
“Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 80, pika 2 dhe në nenin 84, pika 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës Kosovare.
Mirëpo në këtë njoftim, nuk dihet se çka do të ndodhë me nenet që janë kontestuar nga Gjykata Kushtetuese, nëse do të rishikohen edhe një herë në Kuvendin e Kosovës, si projektligj i veçantë, apo Ligji mbetet pa nenet e caktuara.
Ndryshe, një javë më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konsideroi se Ligji për Amnisti, sa i përket procedurës së ndjekur për miratim, është në pajtim me Kushtetutën, ndërsa sa i përket përmbajtjes ai bije në kontradikta me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Gjykata që drejtohet nga Enver Hasani thotë se ka nene të këtij ligji që bien ndesh me aktin më të lartë juridik në Kosovë, siç është asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, zjarrvënia, moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të veprave, dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare.
Ndryshe kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Amnistinë ishte deponuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu dhe 12 deputetëve të tjerë më 19 korrik të këtij viti.
Ligji për Amnistinë, ndërkaq është miratuar më 11 korrik me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës. Ky ligj është produkt i dialogut Prishtinë-Beograd, me të cilin synohet amnistia e të gjithë serbëve veriorë, si parakusht për integrimin e tyre në shoqërinë kosovare.
Pas dekretimit nga presidentja Jahjaga, ligji është dërguar në Gaztën Zyrtare dhe sipas procedurave, në ditën që Ligji publikohet në këtë gazetë, bëhet valid.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












