Lajme
Ja sa do t’u rriten pagat punonjësve të kompanive zvicerane më 2023
Edhe pse negociatat janë ende në vazhdim në shumë pika, një numër i kompanive tashmë kanë njoftuar se do të rrisin pagat për punonjësit e tyre
Kompani të ndryshme në Zvicër po reagojnë ndaj inflacionit dhe po paralajmërojnë rritje konkrete të pagave, transmeton albinfo.ch. Edhe pse negociatat janë ende në vazhdim në shumë pika, një numër i kompanive tashmë kanë njoftuar se do të rrisin pagat për punonjësit e tyre, shkruan srf.ch.
Në vazhdim një pasqyrë e rritjes së pagave në disa nga kompanitë e mëdha zvicerane:
Coop: Gjigandi i shitjes me pakicë në vitin 2023 do të rrisë pagat për 2 për qind. Kjo vlen për punonjësit me të ardhura mujore deri në 4500 franga. Pagat mbi këtë shumë rregullohen individualisht. Përveç kësaj, të gjithë punonjësit do të marrin një kupon blerjeje deri në 800 franga, në varësi të ngarkesës së tyre të punës.
Migros: Kompania më e madhe e shitjes me pakicë, Migrosi rrit pagat në në mes 2.0 në 2.8 për qind. Paga minimale pas një praktike trevjeçare do të rritet në 4400 CHF, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, Migrosi u ofron punonjësve të saj të paktën 800 franga për ofertat e Migrosit, si në shkollat e klubit, në zonën e kohës së lirë dhe në formën e modeleve fleksibël të lejes prindërore.
Denner: Kjo ndërmarrje Discount rrit pagat me 2.3 për qind. Të punësuarit në shitje dhe logjistikë do të kenë rritje pagash prej 2.4 për qind. Në administratë, pagat do të rriten 2.0 për qind. Do të rritet edhe paga minimale. Me një stazh trevjeçar, ajo do të jetë 4500 franga.
Aldi Suisse: Shitësi i radhës me pakicë do të rrisë pagat e të gjithë punonjësve me 1 për qind vitin e ardhshëm. Punonjësit e Aldi marrin gjithashtu një kupon blerjesh me vlerë 500 franga. Punonjësit me pagë minimale që punojnë me orar të plotë tani do të marrin 4646 CHF në muaj plus një pagë mujore të 13-të të së njëjtës shumë.
Roche: Fatura e pagave në grupin farmaceutik Roche që ka selinë në Bazel për rreth 14,200 punonjësit e saj që punojnë në Zvicër do të rritet me 2.3 për qind që nga 1 prilli 2023.
Swiss: Në Kompaninë Ajrore Swiss, si pilotët ashtu edhe ekuipazhi i kabinës do të marrin shumë më shumë para, duke filluar nga viti 2023. Marrëveshja e re e pergjithshme parashikon në mënyrë specifike paga të nivelit fillestar prej 4,000 CHF. Kjo është 600 franga më shumë se më parë, transmeton albinfoi.ch. Përveç kësaj, i gjithë ekuipazhi i kabinës do të marrë paga që do të jenë 4 deri në 18 për qind më të mëdha se të tashmet.
UBS: Banka më e madhe zvicerane do të rrisë pagën për punonjësit e saj që punojnë në Zvicër, duke përfshirë menaxhmentin e mesëm me 2.25 për qind që nga marsi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













