Shqipëria
Ja pse Shqipëria nuk arrin rritje ekonomike 5% në një vit
FMN kishte llogaritur një rritje në masën 4.1 për qind gjatë vitit të ardhshëm, por gjashtë muaj më pas ka ndryshuar mendim, duke vlerësuar në ulje, në nivelin sërish të 3.7 përqindve

Prodhimi i Brendshëm Bruto do të jetë më i ulët se sa parashikimi, ndërkohë që bilanci i llogarisë korrente në Shqipëri do të mbetet gjithnjë në terren negativ. Janë këto parashikimet kryesore për periudhën 2017-2019, që zbulohen në raportin e ekonomisë botërore të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të publikuar në Uashington,
Ekspertët e FMN, nisur edhe nga situata që panë vetë në Tiranë gjatë misionit të tyre të fundit, të sapopërfunduar, kanë lënë në fuqi parashikimin e rritjes ekonomike për këtë vit, në 3.7 për qind, ndërkohë që kanë ulur mjaft parashikimin për këtë tregues gjatë vitit të ardhëm, shkruan albinfo.ch.
FMN kishte llogaritur një rritje në masën 4.1 për qind gjatë vitit të ardhshëm, por gjashtë muaj më pas ka ndryshuar mendim, duke vlerësuar në ulje, në nivelin sërish të 3.7 përqindëve.
Deklaratat e fundit të qeverisë shqiptare bie në kundërshtim, sepse sipas drejtuesve kryesorë në këtë vit pritej një rritje në masën 4 për qind, për të kaluar më pas deri në 5 për qind. Në fakt, misioni i FMN në përfundim të vizitës së fundit në Tiranë njofti se pritet një ngadalësim i ritmeve të ekonomisë shqiptare, si pasojë e afrimit të fundit të realizimit të objekteve të mëdha investuese, të tilla si gazsjellësi Transadriatik apo hidrocentrali i Moglicës, të cilët kanë filluar disa vite më parë.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti