Lajme
Ja përse Zvicra nuk mund ta bëjë vaksinimin e detyrueshëm sikur Austria
“Nuk ka asnjë bazë ligjore për këtë në Zvicër,” thotë Andreas Glaser, profesor i së drejtës kushtetuese, administrative dhe evropiane në Universitetin e Cyrihut
Në Austri, që nga shkurti i vitit të ardhshüem të gjithë duhet të vaksinohen kundër Koronës. Politikanët në Zvicër me sa duket janë kundër një detyre të tillë. Por, edhe pa këtë kundërshtim, së pari duhet të krijohet baza ligjore për këtë, transmeton albinfo.ch
Infeksionet me kononavirus po rriten aktualisht mjaft shhumë edhe në Zvicër. Stafet spitalore paralajmërojnë mbingarkesë të sistemit shëndetësor dhe kërkojnë masa të mëtejshme. Por, ndërkaq, ekspertët e konsiderojnë joreale që vaksinimi i detyrueshëm të futet edhe në Zvicër.
“Nuk ka asnjë bazë ligjore për këtë në Zvicër,” thotë për 20minuten Andreas Glaser, profesor i së drejtës kushtetuese, administrative dhe evropiane në Universitetin e Cyrihut. “Meqenëse në Zvicër zbatohet një ligj referendumi, ndryshimi ligjor për një detyrim të përgjithshëm të vaksinimit nuk do të ishte i lehtë për t’u zbatuar”.
Në Zvicër, vaksinimi i detyrueshëm, i cili u vendos në Austri, nuk has në shumë entuziazëm: politikanët nga e majta në të djathtë shprehen aktualisht kundër një rregulli të tillë, përcjell albinfo.ch. Deputetja e Gjelbër Katharina Prelicz-Huber thotë: “Njerëzit duhet të jenë në gjendje të vendosin vetë për trupat e tyre”. Ndërsa deputeti tjetër, ai nga SVP, Hannes Germann shprehet: “Kjo nuk mund të pajtohet me të drejtat themelore të njeriut”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












