Kuriozitete
Ja kur do të hapet hoteli i parë në hapësirë
Ky hotel do të përbëhet nga 24 kabina, të cilat do të jenë të ngjashme me dhomat e zakonshme të hoteleve në tokë
Hoteli i parë në hapësirë, të cilit i është vendosur emri “Von Brawn Space Station” do të hapet në vitin 2025, shpjegon kompania që po merret me projektimin e tij, “Gateway Foundation”.
“Von Brawn Space Station” është një projekt që do të mund të shndërrohet në hotelin e parë të luksit në hapësirë.
Sipas projektit origjinal, ky hotel do të përbëhet nga dy struktura rrotulluese të cilat lidhen me strukturën bazë e cila do të jetë në formë të një rrethi me një diametër që shkon deri në 190 metra.
Ky hotel do të përbëhet nga 24 kabina, të cilat do të jenë të ngjashme me dhomat e zakonshme të hoteleve në tokë, transmeton Monitor.
Ai do të përmbajë gjithashtu edhe një kuzhinë të stërmadhe, një restorant luksoz, një palestër, një sallë kinemaje dhe një sallë për konferenca, përcjell albinfo.ch.
Pritet që ky hotel të akomodojë deri në 100 persona dhe objektivi i ndërtimit të tij është ai që të transormojë edhe hapësirën në një zonë tregtare, jo vetëm për t’u vizituar por edhe për të kaluar në të disa ditë.
Kompania që po merret me këtë projekt u shpreh se në hotelin që pritet të hapet për publikun në vitin 2025 do ta kenë mundësi të shkojnë jo vetëm personat e pasur, si pasojë e kostos së lartë të biletës, por edhe persona të zakonshëm, në saje të ofertave që kjo kompani do të bëjë në bashkëpunim me kompani të tjera.
E-Diaspora
-
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së Komuniteti shqiptar në Berlin mblidhet për të nderuar kontributin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














