Shqipëria
Ia huq kompania shqiptare: ngatërron Këlnin me Dyseldorfin
Kjo mund të shihet në magazinën e kompanisë shqiptare “Albawings”, e cila nga qershori i këtij viti do të organizojë fluturime tri herë në javë nga Tirana në Dyseldorf dhe anasjelltas
Dielli duke perënduar, i jep qytetit pitoresk dhe bregut të Rajnës një ndriçim të mrekullueshëm. Nën këtë imazh të bukur të kësaj fotografie grandioze mund të lexohet në gjuhën shqppe “Ju do të dashuroheni në Dyseldorfin”. Ndërsa problemi këtu është pikërisht te fakti se ajo bukuri që shihet në fotografi nuk i takon Dyseldorfit por qytetit tjetër, mbase pak më të bukur gjerman, Këlnit…
E gjithë kjo mund të shihet në magazinën e kompanisë shqiptare “Albawings” e cila nga qershori i këtij viti do të organizojë fluturime tri herë në javë nga Tirana në Dyseldorf dhe anasjelltas, shkruan bild.de.
Të gjithë ata që kanë njohuri sado modeste mbi Gjermaninë, do ta kuptojnë se bëhet fjalë për gabim, shkruan albinfo.ch. Kjo do të ndodhë sapo ta shohin kulmin e Katedrales së Këlnit (Kölner Dom) që është ndërtesa mbase më e njohur historike në gjithë Gjermaninë.
Se si ka ndodhur ky ngatërrim dhe nëse pasagjerët duhet të kenë frikë se do të aterrojnë në qytetin e gabuar, bild.de nuk ka mundur të kuptojë. Pyetja e dërguar kompanisë, deri në momentin e caktuar, ka mbetur pa përgjigje.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










