Futboll
Ja cilët janë 10 trajnerët më të paguar në botë
Së fundi është bërë e ditur se emërimi i Jose Mourinhos në krye të Tottenhamit ka bërë kurioz opinionin sportiv për pagën që do të përfitojë trajneri luzitan te londinezët, pasi historikisht ka qenë ndër më të paguarit në qarkullim, transmeton tch.
PEdhe pse presidenti i “Spurs”-ave, Daniel Levy do të shpenzojë jo pak por 17.5 milionë euro në vit për Mourinhon, një shifër shumë e lartë, por që nuk e vë në majën e listës së më të paguarve luzitanin. Sipas prestigjiozes spanjollë “Marca”, “Special One” është vetëm i pesti në listë.
Të gjithë mund të mendojnë se tekniku më “I pasur” është Pep Guardiola i Manchester City-t, por nuk është kështu. Trajneri më i vlerësuar financiarisht është Diego Pablo Simeone, më plot 41 milionë euro në sezon, një shumë që është thuajse sa dyfishi i pagës së Guardiolës dhe i Ernesto Valverdes së Barcelonës, përcjell albinfo.ch.
Diego Simeone – Atlético de Madrid (41 milionë euro)
Pep Guardiola – Manchester City (24 milionë euro)
Ernesto Valverde – Barcelona (23 milionë euro)
Zinedine Zidane – Real Madrid (21 milionë euro)
José Mourinho – Tottenham (17.5 milionë euro)
Fabio Cannavaro – Guangzhou Evergrande (15 milionë euro)
Jurgen Klopp – Liverpool (13 milionë euro)
Leonardo Jardim – Mónaco (13 milionë euro)
Carlo Ancelotti – Napoli (12 milionë euro)
Antonio Conte – Inter (11 milionë euro)
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












