Shkurt.ch
Ja cila është komuna më atraktive në Zvicër
Në fshatin Rüschlikon ka shumë njerëz të pasur. Këtu jeton për shembull shefi i kompanisë së madhe Glencore, Ivan Glasenberg, ai i kompanisë po ashtu të madhe, Eric Olsen etj.
Në Zvicër, e cila në tërësi vlerësohet atraktive, është e vështirë që një komunë të dalë më tërheqëse se të tjerat. Megjithatë, komuna buzë liqenit të Cyrihut, Rüschlikon, rezulton si komuna më e mirë për të jetuar, sipas një sondazhi të bërë nga revista “Weltwoche”.
Në një ranglistë të komunave sipas shkallës së atraktivitetit për të jetuar në to, që është realizuar për këtë vit, në vendin e parë del komuna Rüschlikon, e Kantonit të Cyrihut. E habitshme është në këtë mes se kjo komunë, në fakt fshat me 5600 banorë nuk është se shkëlqen shumë sa u përket vlerave të politikës së djathtë, vë në pah revista e njohur për qëndrimin e saj të afërt ndaj SVP-së. Me fjalë tjera, ky fshat nuk bie në sy me ndonjë gjallëri të veçantë. “Në saje të shumë “expatëve” (të huaj të kategorisë së lartë) që jetojnë këtu, komuna konsiderohet edhe si dygjuhësore, përcjel albinfo.ch. Një fshat i bukur dhe anonim, pra, në të cilin nuk flitet shpesh dialekti (schweizerdeutsch).
Por çfarë e bën kaq tërheqëse këtë komunë, sa ta meritojë vendin e parë në ranglistë? Kriteret e sondazhit e matin këtë me tatime të ulëta dhe me lidhjet e mira në trafik. Qytetarët e pasur që jetojnë këtu, e ngrenë më lart radhitjen e komunës në listë. Ndërsa numri i pakët i të papunëve dhe i njerëzve që marrin ndihma sociale e ndihmon Rüschlikonin për të zënë vendin e parë. Në këtë fshat ka shumë njerëz të pasur, transmeton albinfo.ch. Këtu jeton për shembull shefi i kompanisë së madhe Glencore, Ivan Glasenberg, ai i kompanisë po ashtu të madhe, Eric Olsen, shefja e SBB-së Monika Ribar dhe shefi i FCZ, Ancillo Canepa.
Studimi që përmban këtë ranglistë është realizuar nga firma këshilluese e Cyrihut IAZI.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











