Shqipëria
Ja çfarë u bisedua në takimin “top sekret” të Ramës me biznesmenët kuksianë
Bëhet fjalë për sipërmarrës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Kukësit, të cilët janë thirrur nga Rama për të dëgjuar kërkesat e tyre
Në heshtje të plotë mediatike dhe larg kamerave, Kryeministri Rama ka zhvilluar mbrëmjen e së enjtes një darkë pune me 20 biznesmenë kuksianë në selinë e Qeverisë.
Bëhet fjalë për sipërmarrës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Kukësit, të cilët janë thirrur nga Rama për të dëgjuar kërkesat e tyre, njofton Topchanel.
Detajet e këtij takimi u zbardhen këtë të premte. Në të merrnin pjesë edhe ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, si dhe drejtori rajonal i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Kukës, Ledian Halilaj.
Biznesmenët i kanë kërkuar kryeministrit që të kenë një përfaqësi të tyre në grupin negociator me koncencionarin përsa i përket pagesës në Rrugën e Kombit.
Rama citohet të jetë shprehur se procesi do të jetë transparent me pjesëmarrjen e të gjithëve. “Do të ketë reduktim çmimi për banorët e zonës, por jo heqje takse”, mësohet të ketë thënë Rama.
Kryeministri i ka njohur biznesmenët edhe me planin për të hapur brenda vitit aeroportin e Kukësit, duke ju thënë se është parashikuar që përmes tij të kalojnë 400 mijë udhëtarë në vit./
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












