Lajme
Ja çfarë u bisedua në takimin e dytë “Diaspora Flet 2020”
Takmi i dytë pati përplasje në mes ideve nga diaspora dhe realitetit në vendin amë

Në ditën e dytë të konferencës “Diaspora Flet 2020” u diskutua mbi angazhimin e diasporës në 20 vjetët e fundit dhe sfidat e reja që e presin koordinimin e bashkëpunimit mes vendit amë dhe atyre jashtë vendit.
Duhet theksuar se në këtë konferencë morën pjesë profesionistë e ekspertë nga fusha e ekonomisë, biznesit, teknologjisë dhe filantropisë.
Konferenca “Diaspora Flet 2020” filloi me diskutimin e investimeve lokale dhe lidhjet e tregut me jashtë. Skender Rama, nga programi Kosovo Compete, projekt i financuar nga USAID-i, e hapi debatin mbi mundësitë dhe potencialet për t’i rritur produktet e prodhuara në Kosovë, dhe më pas për t’i eksportuar jashtë vendit.
Ndërkohë, duke analizuar sfidat me të cilat ballafaqohet diaspora kosovare për të investuar më shumë në bizneset kosovare, u përmenden tri fushat ku do të fokusohet ky program: Identifikimi i agjentëve në diasporë, të cilët janë blerës për t’i blerë produktet kosovare, identifikimi i personave me ndikim që kanë pozita në koorporata të fuqishme – lobimi për t’i prezantuar dhe integruar produktet lokale; dhe krjimi i ndonjë fondi nga Diaspora ose edhe ndonjë iniciative për rritjen e investtimeve direkte të diasporës në Kosovës. Në këtë panel u përmend edhe industria e drurit, si një potencial i jashtëzakonshëm në lidhjen e tregjeve.
Por, shfaqja e pandemisë globale COVID-19 ka ndikuar në shumë aspekte shoqërore dhe ekonomike. Megjithëse komunitetet e Diasporës kanë qenë të ndikuar nga pandemia në shtetin e tyre rezident, ata kanë vazhduar të dërgojnë shumë më shumë remitanca në vendin e origjinës gjatë kësaj kohe.
Prandaj, sa i përket kontributit të diasporës më shumë se sa sjellja e parave, panelistët e këtij paneli theksuan nevojën e strukturimit të remitancave dhe nevojën e zhvillimit kolektiv dhe jo individual.
Përtej pasojave ekonomike, u theksuan edhe ndikimet shoqërore të kësaj pandemie.
Indira Kartallozi, e pyetur nga Hilmi Gashi se nëse ka ndonjë praktikë më të mirë për të tejkaluar krizën, ajo u shpreh: “Industria duhet të ndryshohet dhe strukturat e reja ekonomike duhet të fuqizohen si p.sh ekonomia qarkore. Përveç rimëkëmbjes, duhet edhe të fuqizojmë bizneset se si t’i rezistojnë reziqeve të reja sikurse pandemia, ndryshimet klimatike, pa harruar edhe shëndetin personal dhe ndikimet shoqërore”.
Edhe në këtë ditë nuk munguan fjalimet inspiruese nga Visar Morina, Krenar Komoni, Erila Haska, Mike Bailey.
Pas përfundimit të këtij paneli, në një sesion live në Facebook u zhvillua një bisedë e përqendruar dhe inspiruese me filantropin dhe biznesmenin Elvin Gurin, moderuar nga Ilva Tare.
Në vitin 2019 Guri vendosi që të investojë në Shqipëri, dhe i pyetur pse kaq vonë ai u shpreh: “Nuk isha i gatshëm dhe nuk e kisha gjetur momentin e duhur. Kur m’u dha mundësia kam luajtur gjithë gurët e mundshëm që ta shfrytëzoja.
Mirëpo se si është balanca e investimeve në një vend me problem, ai ofroi disa faktorë që mund ta vendosnin Kosovën dhe Shqipërinë në një destinacion të investimeve.
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht