Keystone
Integrimi
Ja çfarë shkruajnë mediat zvicerane për xhaminë e re të shqiptarëve në Wil
Për ndërtimin e kësaj xhamie është shkruar shumë dhe shpesh në shtypin zviceran. Pjesërisht për shkak të rezistencës që një pjesë e banorëve të qyteit kanë bërë ndaj projektit
Fundjavën që vjen, myslimanët e qytetit Wil përurojnë xhaminë e tyre. Ndërtesa, për shkak të ndalimit të minareve në Zvicër, është ngritur pa minare. Imami, Bekim Alimi, gjatë një prezantimi për gazetarët, sqaron se si kjo qendër islamike e takimit do të mund të bëhet simbol integrimi.
Hapjes së kësaj xhamie, të frekuentuar kryesisht nga besimtarët shqiptarë, mediat zvicerane i kanë bërë jehonë të madhe. Me këtë rast, shumica e mediave online në gjuhën gjermane sot e kanë publikuar një artikull të agjencisë zvicerane të lajmeve SDA, pjesë nga i cili është edhe ky artikull i albinfo.ch në gjuhën shqipe.
Projekti model i myslimanëve të Wilit është i fshehur në fund të një rruge njëkahëshe jo larg stadiumit Bergholz. Ende nuk është vendosur në fasadë mbishkrimi “Mosche Wil-Xhamia Wil”, i cili u drejtohet kryesisht besimtarëve shqiptarë.
Për ndërtimin e kësaj xhamie është shkruar shumë dhe shpesh në shtypin zviceran. Pjesërisht për shkak të rezistencës që një pjesë e banorëve të qytetit kanë bërë ndaj projektit, i cili, siç shkruan sda ka qenë “një ndër shkaktarët e iniciativës kundër minareve”, e cila u votua në vitin 2009 nga zviceranët. Bazuar në këtë ndalesë, edhe myslimanët e Wil-it u desh ta përshtatnin projektin e ndërtimit të xhamisë.
Më tutje në artikull thuhet se nga 23 mijë banorët e qytetit Wil, rreth 15 për qind janë të besimit islam dhe janë të organizuar në një shoqatë, bashkësi të tyre. “Shumica janë me prejardhje nga Shqipëria* dhe Bosnja”. Kur ishte bërë kërkesa për ndërtimin e xhamisë, SVP vendore dhe një pjesë e qytetarëve kishin kundërshtuar. Ishin bërë plot 200 ankesa! “Përveç rezervave të tyre ndaj islamit, ata kishin argumentuar edhe me mungesën e vendeve të mjaftueshme për parkim dhe mungesën e lidhjes në komunikacionin rrugor. Po ashtu ka pasur dyshime për financimin e ndërtimit të xhamisë, prejardhjen e parave, pëercjell albinfo.ch. Por Alimi ngul këmbë se për ndërtimin e kësaj xhamie kursehet që nga viti 1992 dhe se i gjithë financimi bëhet vetëm nga donacionet e besimtarëve të këtushëm. Bëhet fjalë për rreth 4 milionë franga. Në këtë çmim është arritur edhe falë punës vullnetare të shumë besimtarëve.
Ndërkaq, ankesat ishin hedhur poshtë nga Departamenti kantonal i ndërtimit dhe nga Gjykata Administrative.
Në prag të përurimit të xhamisë, imami Alimi thotë: “Paragjykimet, për ndryshim nga para-dënimet, unë edhe mund t`i kuptoj. Ato janë një lloj mase preventive kundër diçkaje të panjohur”.
Ai më tutje shpjegon strukturën e ndërtesës së xhamisë, e cila ofron hapësirë për 600 besimtarë. Ndërsa me 99 dritaret e saj, xhamia, sipas Alimit, simbolizon 99 emrat e ndryshëm që përdorin njerëzit në botë për Zotin. Bekim Alimi thotë po ashtu se, duke filluar nga viti 2004, falja e xhumasë (të premteve) në xhamia e Wilit bëhet qëllimisht dhe me vetëdije në gjuhën gjermane, tranmseton albinfo.ch. Kjo edhe për faktin se është e dëshirueshme që bashkësia që udhëheq ai, të vizitohet edhe nga besimtarët e feve tjera.
Qendra islamike nuk do të jetë vetëm vend për lutje por edhe një kontribut për promovimin e integrimit të myslimanëve në shoqërinë zvicerane thotë ai më tutje. Në 15 vitet e kaluara ai ka pritur më shumë se 600 grupe (jo myslimane).
- Mediat zvicerane që i referohen artikullit të agjencisë SDA, shkruajnë se shumica e besimtarëve myslimanë në Wil vijnë nga Shqipëria dhe nga Bosnja. Sa i përket Shqipërisë, mund të kuptohet se këtu, në tekstin origjinal është bërë ngatërrim (për mungesë informimi) në mes të shqiptarëve si etni dhe Shqipërisë si shtet. Ndryshe, dihet nga të gjithë se besimtarët myslimanë në Wil dhe në gjithë Zvicrën janë pothuajse të gjithë, shqiptarë etnikë nga Kosova dhe nga Maqedonia. (sqarim nga albinfo.ch).
http://www.20min.ch/schweiz/ostschweiz/story/So-sieht-es-in-der-umstrittenen-Moschee-aus-22574324
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ Procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit vijon, ndërsa deri sot në orën 10:30,...
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
Jeta në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb...
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?