Lajme
Ja çfarë duhet ditur për rregullat e reja të karantinimit në Gjermani

Rregullat e reja të karantinimit për ardhjen në Gjermani të personave nga vendet e rrezikuara.
Ndër vendet e rrezikuara janë edhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, si dhe të gjitha vendet fqinje të Gjermanisë (përveç Danimarkës).
Prej 8 nëntorit personat që vijnë nga vendet e rrezikuara në Gjermani duhet të futen në karantinim (vetizolim) të obligueshëm 10-ditor.
Duhet theksuar se vetizolimi mund të shkurtohet nëse siguroni një test negativ ndaj virusit Corona. Por, testi mund të bëhet vetem pas pesë ditësh në karantinë.
Kjo do të thotë se vetizolimi pesëditor është i obligueshëm, pastaj mund të bëni testin dhe nëse testi del negativ, mund të dilni nga vetizolimi. Rezultatin e testit duhet ta ruani të paktën 10 ditë dhe menjëherë duhet të njoftoni Gesundheitsamt-in (Entin e shëndetit publik).
Kujdes: Karantinimi dhe testet janë në kompetencë të landeve, ndaj informohuni në landet ku udhëtoni, sepse mund të ndodhë që ka dallime. Një rregull i ri në Gjermani është edhe regjistrim i obligueshëm online për të gjithë ata që vijnë nga vendet e rrezikuara. Regjistrimi duhet të bëhet para ardhjes në Gjermani dhe këtë dokument duhet ta keni me vete, si dëshmi se jeni regjistruar.
Qëllimi është evidentinimi dhe kontrollimi më i lehtë i personave që vijnë në Gjermani – nëse po i respektojnë rregullat apo jo. Regjistrimi mund të bëhet në këtë link: https://www.einreiseanmeldung.de/
Ndërkohë që në Gjermani ekzistojnë disa përjashtime për personat që nuk duhet të futen në karantinë. Në këto grupe bëjnë pjesë ndër tjerësh: – Personat që nuk kanë qenë më gjatë se 24 orë në një vend fqinj – Personat që kanë vizituar familjet e tyre në një kohëzgjatje deri në 72 orë – Personat që udhëtojnë çdo ditë për shkak të punës apo studimeve – Të punësuarit në sektorin e transportit të mallrave apo personave – Të punësuarit në shëndetësi – Diplomatët dhe „përfaqësuesit e lartë të organeve të shtetit“ – Udhëtarët tranzitë…
Por kujdes: Këto rregulla zbatohen nga landet dhe ato vendosin nëse do të futen menjëherë më 8 nëntor në fuqi apo jo. Ndaj mund të ketë dallime mes landeve në Gjermani.
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës