Lajme
Izraeli mobilizon 300 mijë rezervistë

Izraeli po mobilizon 300 000 rezervistë dhe po përgatit një operacion të madh tokësor, tha një zëdhënës i ushtrisë.
”Edhe SHBA është në pritje të një operacioni të madh tokësor kundër Hamasit në Gaza gjatë 24-48 orëve të ardhshme, sipas ”Washington Post”.
”Ka ende gjashtë lokacione në jug të Izraelit pranë kufirit, ku luftimet me militantët e Hamasit po vazhdojnë”, tha zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari, duke përmendur vendndodhjet e Beerit, Kfar Azas, Nirimit dhe Alumimit.
Milicët palestinezë kaluan kufirin jo vetëm në mbrëmjen e sulmit, por edhe në dy ditët e fundit.
Herët në mëngjes, Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se rreth 80 terroristë u gjetën në vend gjatë natës, ndërsa luftimet vazhduan në gjashtë lokacione përgjatë kufirit me Gazën.
Të paktën 800 objektiva të Hamasit në Gaza u goditën nga ushtria izraelite.
Banorët e Sderotit, një qytet afër Rripit të Gazës, u urdhëruan të mos ia hapin derën askujt.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite pak më parë tha se militantët nga Gaza vazhdojnë të depërtojnë në territorin izraelit. Media raporton për të shtëna mes ushtarëve dhe milicëve dhe sipas të njëjtave informacione janë vrarë katër terroristë.
“Deri tani kjo është dita më e keqe në historinë e Izraelit, e krahasueshme me Pearl Harbourin apo 11 Shtatorin”, tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti