Bota
Izraeli miraton ligjin për eksportin e marihuanës mjekësore
Parlamenti izraelit në mënyrë unanime miratoi një ligj që lejon eksportin e kanabisit mjekësor, duke i lejuar vendit të bëhet pjesë e tregut fitimprurës global.
Izraeli do të bëhet vendi i tretë, pas Holandës dhe Kanadasë, që e bënë kanabisin mjekësor global, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Kompania izraelite për prodhimin e kanabisit mjekësor “iCAN” parashikon se industria globale do të arrijë 33 miliard dollarë në pesë vitet e ardhshme, meqë stigma do të zbehet si dhe do të rritet kërkesa ndaj vendeve të certifikuara për eksport.
Pas miratimit të ligjit, aksionet e kompanisë u rriten për 10 përqind.
Ligji u zvarrit për vite me radhë nga frika e zyrtarëve të sigurisë se marihuana mjekësore do të dilte në tregun e zi.
Për të lehtësuar shqetësimet, ligji fuqizon policinë që të mbikqyrë licencimin.
Kabineti izraelit duhet të japë miratimin përfundimtar për ligjin, një hap ky që shikohet më shumë si formalitet.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












