Kosova
Izraeli falënderon Kosovën
Livne ka shkruar “Faleminderit, Kosovë!”, ndërsa e ka shpërndarë qëndrimin e Prishtinës zyrtare të shprehur në rrjetin social, Twitter.
Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Yacov Livne, të Izraelit, e ka falënderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas.
Livne ka shkruar “Faleminderit, Kosovë!”, ndërsa e ka shpërndarë qëndrimin e Prishtinës zyrtare të shprehur në rrjetin social Twitter.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sot, përmes një postimi në Twitter, deklaroi se si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vet kundër raketave nga Hamasi.
“Si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të hedhura mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne jemi të pikëlluar për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, ta ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












