Lajme
Izrael: Peticion për ndalimin e transmetimit të muzikës së Dua Lipës
Një peticion ka nisur në Izrael, me të cilin po bëhet thirrje që këngët e Dua Lipës të ndalohen në radio.
Kjo, siç transmeton BW, pasi këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram një postim, siç thuhet, anti-izraelit, ku pretendonte se ushtarët qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera. Mbi 3,000 njerëz kanë nënshkruar deri më tani këtë peticion. Organizata ‘Im Tirzu’ shprehet se:
“Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve, antisemitizmi, shpifja, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio të vazhdojë të transmetojë këngët e saj,” shkroi ‘Im Tirzu’ në një letër drejtuar dy ministrave, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
Këngëtarja me origjinë shqiptare pak ditë më parë shpërndau një postim në Instagram ku shkruante: “Ndërsa të gjithë janë në humor për të folur për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, e paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë. ”Djemtë e mëdhenj të këqij të ushtrisë izraelite kënaqen plotësisht duke rrahur dhe qëlluar fëmijët,” vazhdoi postimi. “Ata madje kanë bluza që përshkruajnë një grua palestineze shtatzënë me një hapësirë snajperi në stomakun e saj që lexon “me 1 të shtënë dy vrasje.”
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











