Lajme
Ivanoviq dënohet me 9 vjet burg, katër të tjerë lirohen
Ivanoviq, lideri i partisë “Serbia, Drejtësia, Demokracia” u gjet fajtor për krime ndaj shqiptarëve në vitin 1999 në Mitrovicë. Ai u dënua me 9 vjet burg
Nën akuzat për krime kundër shqiptarëve, Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës e ka dënuar më 9 vjet burg, ish-liderin e serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Ndërsa të pafajshëm janë shpallur katër të akuzuarit e tjerë, Dragan Delibashiq, Ilija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Llazoviq.
Ivanoviq, lideri i partisë, Serbia, Drejtësia, Demokracia, u gjet fajtor për krime lufte në vitin 1999 si dhe vrasje të rëndë në vitin 2000.
Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës është drejtuar nga gjyqtarja e EULEX-it, Roxana Comsa.
Ivanoviq i arrestua më 27 janar të vitit 2014 u gjet fajtor për pikën e parë të aktakuzës, krime mbi civilët shqiptarë në Mitrovicë, të kryera në prillin e vitit 1999. Ndërkaq, për pikën e dytë të aktakuzës, lidhur me ngjarjet në veri të Mitrovicës në shkurtin e vitit 2000, kur ishin vrarë 10 shqiptarë, ai u lirua.
Sipas asaj që u tha në aktvendim, me 14 prill 1999 është organizuar spastrim i Mitrovicës me qellim të vrasjes dhe dëbimit të shqiptarëve, ndërsa Ivanoviq duke vepruar si komandant i Stacionit në Mitrovicë në kuadër të MPB të Republikës Federale të Jugosllavisë, urdhëroi një grup të caktuar të policëve serb, t’i vrasin shqiptarët.
Pas verdiktit të gjykatës, kanë reaguar zyrtarët nga qeveria e Serbisë, të cilët dënimin e Ivanoviqit e kanë konsideruar politik.
Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Rasim Ljajiq u shpreh i shokuar me këtë aktvendim.
“Ky aktgjykim mund të ketë ndikim në atmosferën e përgjithshme që po krijohet në Kosovë. Është mendim logjik i të gjithë njerëzve që kanë mbetur në Kosovë se nëse kështu ka kaluar Ivanoviqi, luftëtar për të drejta të njeriut, ç’i pret qytetarë tjerë. Sigurisht se atmosfera do të përkeqësohet. Ky aktgjykim është më parë i motivuar politikisht se sa nga drejtësia. Kemi të drejtë të besojmë në këtë”, ka thënë Lajiq.
Ndërsa ministri i punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “për fat të keq dënimi për Oliver Ivanoviqin është edhe një dëshmi se politika udhëheq edhe me drejtësi”.
Sipas tij, “ky dënim në asnjë mënyrë nukkontribuon vazhdimit të procesit të stabilizimit në Ballkan”.
Por, për kryetarin e Qendrës Rajonale të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë, Halit Barani, dënimi prej 9 vjetësh për ish-liderin e Iniciativës serbe SDP, Oliver Ivanoviq, është qesharak. Ai tha se Ivanoviq është pjesëmarrës i tri masakrave në Mitrovicë ku janë pushkatuar 49 shqiptarë, ndërsa dënimi prej 9 vjetësh është minimal.
“Duke pas parasysh se Oliver Ivanoviq është pjesëmarrës i tri masakrave në Mitrovicë ku janë pushkatuar 49-të shqiptarë pa dallim moshe e gjinie dhe dënimi me nëntë vjet burg është dënim minimal dhe nuk thotë asgjë”, ka thënë Barani.
Ai gjithashtu shtoi se të dënosh një komandat të UÇK-së me 12 vjet burg, ku as varri i viktimës nuk i dihet, ndërsa Ivanoviqin me nëntë vjet burg ku 49 shqiptarë janë pushkatuar është absurde.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











