Maqedonia
Ivanov: Kuvendi duhet të mbështes popullin dhe vendimin e tyre
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka thënë se kuvendi duhet të mbështes qytetarët dhe vendimin e tyre për referendumin.
“Në referendumin e djeshëm, qytetarët e hodhën poshtë Marrëveshjen e Prespës, duke mos votuar qytetarët qartë u deklaruan kundër vendimeve të shpejta, të imponuara dhe të dëmshme të marra paraprakisht pa konsensus nacional. Bojkotimi është zëri i atyre që janë nënvlerësuar dhe nuk janë dëgjuar, porosia e qytetarëve është dërguar deri tek ata që e kanë patjetër ta dëgjojnë. Realiteti është se referendumi nuk ka pasur sukses, mos u mundoni të ndryshoni këtë realitet. Censusi i vogël vendosi, ndërsa mesazhi i popullit është dërguar. Realitet është se referendumi dështoi, mos luani me vullnetin e popullit. 36.6 për qind që kanë dalë nuk është vullnet i popullit”, ka thënë Ivanov.
Ai tha edhe se koha është për të marrë përgjegjësi para popullit maqedonas.
“Mbështetjen e anëtarësimit për NATO dhe BE, e ulët në 36 për qind, e bënë duke manipuluar qytetarët. Shteti nuk udhëhiqet duke luajtur me nenet dhe Kushtetutën e vendit. Kërkoj nga OSBE/ODIHR që të marrin masa për dyshime serioze dhe shkelje në procesin e votimit. Para disa ditësh në OKB, Donald Trump tha se paqja dhe demokracia janë të mundshme vetëm në vende demokratike dhe të lira. Dje populli ynë konfirmoi demokracinë”, tha Ivanov, raportojnë mediat maqedonase përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











