Futboll
Mediat italiane: Shaqiri vështirë të zëvendësohet
Liverpool e ka mbyllur për mrekulli vitin 2018, duke e mposhtur skuadrën e Arsenal. Lojtarët e Jurgen Klopp ishin të jashtëzakonshëm, gjë që tregon edhe rezultati përfundimtar 5:1.
Golat për Liverpool në këtë takim u realizuan nga Roberto Firmino (3x), Sadio Mane dhe Mohamed Salah.
Për mysafirët e Londrës ishte Maitland Niles i cili realizoi golin e vetëm, e që ishte i pari i takimit.
Por në këtë rezultat bien në sy komentet me superlativa të medias italiane ndaj Shaqirit.
Media “foxsports.it” i ka vendosur 8 pikë supershënuesit të ndeshjes Roberto Firmino i cili realizoi 3 gola.
Firmino cilësohet si sulmues i maskuar, ai është shkatërrues për kundërshtarët në sajë të cilësive teknike të nivelit të parë që ka.
Por të dytin media italiane duke i dhënë 7 pikë rendit Xherdan Shaqirin, duke tejkaluar Salah dhe Mané.
Shaqiri shkëlqen në çdo ndeshje dhe ka arritur që të fitojë në vend të rëndësishëm në njëmbëdhjetëshen e Klopp,shkruan botasot, përcjell albinfo.ch
Rezultatet e shkëlqyera të Shaqirit vijnë në sajë të gjendjes fizike dhe teknikës së sportistit.
Media italiane shkruan se Shaqiri është bërë njeriu shumë i rëndësishëm i Liverpool dhe se është shumë e vështirë që të zëvendësohet.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













