Lajme
Italiani xhihadist, “Emiri nga Winterthuri” dënohet me 50 muaj burg
I dënuari kryesor është një 34-vjeçar i lindur në Itali, i konvertuar në islam dhe i njohur si "Emiri i Winterthurit"
Në procesin gjyqësor kundër xhihadistëve, të zhvilluar në Gjykatën Federale penale, në Belllinziona i pandehuri kryesor Sandro V., është dënuar me 50 muaj burgim.
Ai është shpallur fajtor për mbështetjen e organizatave kriminale dhe posedimin e dokumentimeve të dhunës, shkruan srf.ch.
I bashkëpandehuri është dënuar me një gjobë me kusht – për pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.
I dënuari kryesor është një 34-vjeçar i lindur në Itali, i konvertuar në islam dhe i njohur si “Emiri i Winterthurit”, transmeton albinfo.ch. Ai konsiderohet se ka qenë figura më e rëndësishme e ISIS-it në Zvicër gjatë periudhës së lulëzimit të organizatës terroriste të Shtetit Islamik.
Gjykata Federale Penale e ka liruar të pandehurin e dytë, 37-vjeçar, nga akuzat për veprime seksuale me një fëmijë dhe propagim të dhunës dhe pornografisë.
Në seancën kryesore të mbajtur në gusht, Prokuroria Federale kishte kërkuar burgim, përkatësisht për tre vjet, gjashtë muaj dhe 34 muaj, përcjell albinfo.ch. Të dy avokatët mbrojtës kishin kërkuar pafajësi.
I pandehuri kryesor me projektin “Lies!” ( “Lexo”, projekt i shpërndarjes së Kuranit falas në qytete zvicerane) dhe në shkollën e arteve marciale MMA Sunna ka rekrutuar të rinj për shërbim në Siri. Ai më parë ishte edhe vetë në Siri nga mesi i nëntorit deri më 9 dhjetor 2013., transmeton albinfo.ch I bashkëpandehuri 37-vjeçar ka munguar me arsye në seancën e shpalljes së vendimit gjyqësor.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














